SPORT

Not në ujë të akullt

Qindra notarë, përfshirë ata nga Rusia, Bjellorusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë bërë bashkë në Harbin të Kinës për një festival të notit.

Harbini, është një prej qyteteve më të ftohta të Kinës që shpesh arrin temperaturat deri në minus 35 gradë Celsius.

Por kjo nuk i ka penguar garuesit që të bëjnë not në ujë të akullt. E shumë prej tyre thonë se i bën mirë shëndetit, transmeton KTV.

“Dua të promovoj notin dimëror. Ky lloj i notit nuk është vetëm për të moshuarit apo për njerëzit me trup të fuqishëm. Noti në këto temperatura është i mirë për shëndetin. Ushtrimet duhet t’i filloni gjatë verës me qëllim që trupi të mësohet me temperaturën e dimrit”, ka thënë Shan Ji, notues 34-vjeçar.

Rreth pishinës ishin qindra të pranishëm që i rezistonin të ftohtit me rroba të ngrohta teksa shikonin garuesit me kostume noti.

Festivali i notit në ujë të akullt zgjatë një muaj.

E në vitet e fundit ka tërhequr pas vetes miliona vizitorë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.