Kosova

Nostalgjia e diplomates “problematike” Fatmire Musliu për Boshko Buha

Fatmire Musliu është diplomate nëpër ambasadat dhe konsullatat e Kosovës që nga themelimi i ministrisë së jashtme të Republikës së Kosovës. Edhe pse disa herë kishin tentuar ta kthenin, ajo demonstroi një fuqi më të madhe se ministrat e jashtëm.

Edhe atëherë kur e sulmoi fizikisht ambasadorin Vilson Mirdita, ajo nuk u  ndëshkua as nuk u kthye në Kosovë, ajo ishte transferuar nëpër ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës, por edhe përkundër vendimeve për tu kthyer në Kosovë, sipas ligjeve dhe rregullores për diplomatë, ajo nuk i kishte përfill asnjëherë, vetëm sa vIite e ngritej në pozita, e për këtë ajo duhet ta falënderoj edhe motrën e saj e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu. Kështu që ajo tani është shefe e konsullatës në Frankfurt, ky është viti i 11 që ajo shërben nëpër misionet diplomatike. Kjo mund të cilësohet si rasti i vetëm nga të gjithë diplomatët e tjerë.

Diplomatja Musliu pas debatit të nxehtë mes Anton Qunit dhe Hashim Thaçit, ka publikuar një foto në store në facebook, ku shpreh një nostalgji për Boshko Buha, e cila e bëri këtë pasi Hashim Thaçi e quajti Anton Qunin si Boshko Buha, por Quni ju kundërpërgjigj presidentit duke e quajtur kriminel, hajn dhe frikacak.

Edhe pas këtij skandali nga një diplomate e njohur për skandale, MPJ rrinë e qetë dhe nuk ka guximin të marre asnjë veprim kundër Fatmire Musliut, kundër një super fuqie që nuk guxon askush të ja prish tymin.

E pse po ndodh kjo, nuk kemi marre asnjë sqarim nga MPJ. /Kosova.info – Bekim Olluri/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.