Hi Tech

Nokia 6.2 dhe 7.2 mund të arrijnë në gusht

Deri më tani janë paraqitur disa thashetheme rreth telefonit Nokia 6.2, të cilat mund të jenë të vërteta, por pothuajse asgjë nuk kemi dëgjuar për Nokia 7.2. Tani vjen informacioni se dy telefonat do ta kenë të njëjtën datë të lansimit, raporton GSMArena.

Thashethemet dhe raportet e ndryshme pohuan se të dy telefonat do të duhet të shfaqen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, ndërsa Nokiapoweruser pretendon se kjo me siguri do të ndodhë në gusht.

Pritet që Nokia 6.2 dhe 7.2 do të jenë telefona interesantë, me sensorë kryesorë të kamerave prej 48MP në pjesën e prapme, të cilat do të vendosen në module të rrumbullakëta dhe do ta mbështesin fotografimin këndgjerë në 120 shkallë, shkruan KOHA Ditore.

HMD Global e ka certifikuar kohët e fundit një numër të madh telefonash në Rusi dhe Indi, gjë që tregon se mund ta presim lansimin e gushtit për modelet Nokia 6.2 dhe 7.2.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483