ROZË

Noizy prezanton ambientet luksoze të aeroplanit të tij privat

Rap-artisti Noizy është shumë i komentuar për jetën e tij luksoze që bën.

Të ardhurat nga muzika, por edhe biznesi ia kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë.

Shpesh, ai ndan me fansat në rrjetet sociale disa nga momentet e luksit që i shijon.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga fluturimi i tij me aeroplan privat.

“Duhet me u vesh me serioz”, shkruan ai në mbishkrimin e videos së ndarë me fansat, përmes së cilës prezanton ambientet e aeroplanit.

Në të njëjtën kohë, ai shijon një shishe shampanjë me të hyrë në avion, teksa nuk ka treguar se kush po e shoqëron.

Përndryshe, ai po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit, “Sekret i bukur”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ A-boom.

Leave a Reply

Your email address will not be published.