Bota

Nju Jorku zbulon rastin e parë të variantit më ngjitës së koronavirusit

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha tëhënën se shteti i tij ka zbuluar rastin e parë tëvariantit më ngjitës të koronavirusit, që për herë tëparë u has në Britani.

Identifikimi i rastit në shtetin e Nju Jorkut, ngjallshqetësime në lidhje me kapacitetin e spitaleve,nëse përhapet me shpejtësi.

Zoti Cuomo tha të hënën se një burrë në të 60-at që jeton në një qytet në veri të kryeqytetit Albany, ka variantin e ri të virusit. Personi i cili po e merrveten, nuk kishte udhëtuar kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për përhapje brendakomunitetit.

Nju Jorku ka kryer 5,000 teste për llojin e ri – dhederi tani ka gjetur vetëm një rast. 

Zoti Cuomo thotë se nëse lloji i ri rrit shtrimet nëspital dhe detyron disa zona të mbyllen, kjo do tësillte një ndryshim strategjie. 

Deri tani varianti i ri që përhapet me shpejtësi dheështë quajtur variant britanik, është zbuluar nëKolorado dhe Kaliforni.

Të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson urdhëroi masa të reja izolimi në vend, në përpjekjepër të ngadalësuar një rritje të rasteve me COVID-19 që kërcënon të mbingarkojë sisteminshëndetësor./ VOA

Ai tha se varianti i ri më ngjitës po përhapet me shpejtësi të madhe dhe ishin të nevojshme veprimeurgjente për ta ngadalësuar atë.