Life Style

Njohu zërin e të atit sapo erdhi në jetë, reagimi i foshnjës ka habitur mbarë botën

Flávio Dantas mezi po priste lindjen e vajzës së tij, Antonella. Ai fliste me vajzën e tij të palindur çdo ditë. Antonella ka njohur zërin e tij dhe u përgjigj me buzëqeshjen më të përzemërt në momentin kur lindi.

Sipas Tarsila Batista, partnerja e Flávio, babai që nuk duhet të humbasë asnjë ditë të vetme pa e prekur barkun dhe t’i flaës fëmijës së tij të palindur.

“Ai gjithmonë i thoshte asaj se e do shumë, i thoshte mirëmgjes, i tregonte kur ikte në punë etj dhe ajo fillonte të lëviste direkt në bark”, shprehet Tarsila.

Kur Tarsila lindi Antonellën më 11 gusht në Spitalin Detar të Marcilio Dias në Rio de Janeiro, Flávio ishte gati për t’i thënë “Përshëndetje” asaj për herë të parë.

Në momentin që e posalindura dëgjoi zërin e babait të saj, ajo filloi të buzëqeshte.

“Ata e vunë mbi mua, duke fjetur dhe, sapo ai i foli asaj, Antonella hapi sytë dhe buzëqeshi,” shprehet Tarsila.

Sa për Flávio, ai nuk mund të mbante dot lotët kur kuptoi se vajza e tij në të vërtetë e njihte zërin e tij.

“Mendoja se e dija se çfarë ishte dashuria e vërtetë, por e vetmja herë që e përjetova atë ishte kur shikoja atë buzëqeshje më të sinqertë në botë, ” tha Flávio.

“Është ai moment që njerëzit harrojnë çdo dhimbje dhe përqendrohen në buzëqeshjen më të sinqertë në botë. Princesha ime lindi në ditën e babait, ” u shpreh Tarsila në postimin e saj në Facebook së bashku me foton e momentit kur Antonella po buzëqeshte.

Me sa duket, reagimi i Antonella nuk ka befasuar vetëm prindërit e saj por edhe të gjithë të tjerët në spital  dhe mijëra të tjerë në internet.

Fotografia e bukur qarkulloi shpejt në internet, ndërsa njerëzit në mbarë botën uruan çiftin për lindjen e vajzës së tyre.

Sa për Flávio, me siguri do të jetë një ditë për të kujtuar gjatë gjithë atësisë së tij!


Leave a Reply

Your email address will not be published.