
Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky.Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese.
Pablo Picasso
Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së tij.
John F. Kennedy
Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.
Frida Kahlo
Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.
Albert Einstein
Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.
Bill Clinton
Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës.
Hugh Grant
Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në makinën e tij me një prostitutë.
Kristen Stewart
Tradhtoi Robert Pattinsonin me regjisorin e filmit për të cilin po punonte.
François Hollande
Një revistë i zbuloi lidhjen sekrete me aktoren Julie Gayet, gjë që e çoi në krizë nervore zonjën e parë, Valérie Trierweiler.
Princi Charles
Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.
Woody Allen
Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar.
Tiger Woods
Në vitin 2009 u zbulua se kishte tradhtuar gruan e tij me shumë femra.
Spencer Tracy
I martuar me Louise Treadwell, mbajti një lidhje të gjatë me Katherine Hepburn, me të cilën xhiroi 9 filma.
Benito Mussolini
Gruaja e dinte gjithmonë se Benito kishte të dashur.
Luigji XIV i Francës
E tradhtoi shumë herë gruan e tij dhe pasi ajo vdiq, u martua me njërën nga të dashurat.
Izabela II e Spanjës
Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë.
Jude Law
Tradhtoi gruan me dadon e fëmijëve
Ashton Kutcher
U fotografua me një modele ndërkohë që ishte i martuar me Demi Moore. Pas kësaj, Moore i kërkoi divorcin.
Marc Anthony
Tradhtoi gruan me Jennifer Lopez, me të cilën u martua më vonë.
Napoleon Bonaparti
Pasi gruaja e tradhtoi disa herë, nisi dhe ai ta tradhtonte.