SPORT

Njëzet skuadrat e kualifikuara në ‘Euro 2020’, Kosova do ta kërkojë njërin nga katër vendet e paplotësuara

Ka përfunduar faza kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, ‘Euro 2020’ dhe tashmë janë caktuar 20 skuadrat që janë kualifikuar përmes kësaj forme.

Dy ekipet që kanë përfunduar të parat në dhjetë grupet kualifikuese, e kanë marrë vizën për edicionin e ardhshëm të turneut evropian.

Nga ana tjetër, katër vendet e mbetura do të plotësohen në muajin mars, kur edhe do të zhvillohen ndeshjet e ‘play-offit’ në Ligën e Kombeve.

Kjo është mënyra përmes të cilës do të përpiqet edhe Kosova që ta sigurojë pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’. Që të ndodhë kjo, duhet t’i fitojë dy ndeshje: njërën ndaj Maqedonisë së Veriut (26 mars2020) dhe tjetrën ndaj fituesit të përballjes ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë (31 mars 2020).

Më poshtë janë 20 përfaqësueset që tashmë janë kualifikuar në Kampionatin Evropian:

Austria
Belgjika
Kroacia
Republika Çeke
Danimarka
Anglia
Finlanda
Franca
Gjermania
Italia
Holanda
Polonia
Portugalia
Rusia
Spanja
Suedia
Zvicra
Turqia
Ukraina
Uellsi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.