Njeriu nuk është as kafshë e as njeri

“Idila e natyrës u zemërua, fajtori ishte qenia njerëzore. Hapësirës shqip raketat i dolën në mbrojtje, çlirohej fusha e bukës, bagëtia në kullota gëzohej për lirinë dhe përtypjen e lirë. E vëreja se edhe shtazët e përjetonin makthin nga agresiviteti bombardues njerëzor. Kafsha jeton neutrale në distancë me njeriun dhe nacionalitetin e tij. Ky dykëmbësh mizor që mban thikën dhe kallashnikovin vret për pushtet dhe kënaqësi, gjë që nuk i ndodh kafshëve. Njeriu nuk është as kafshë e as njeri. Njeriu ha kafshë më shumë se sa kafshët që e hanë njeriun, të rralla janë ato kafshë që e hanë njeriun. Jeta e qetë dhe e lumtur nuk po bëka pa gjak, në këtë tokë vetëm gjaku rinon…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit. /Kosova.info/

Go to TOP