Life Style - Funny

Njerëzit me këto grupe gjaku vështirë dobësohen

Jeni në luftë të vazhdueshme me kilogramët e tepërt, madje edhe derisa u përmbaheni këshillave të ndonjë diete?

Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e kilogramëve është mision pothuajse i pamundshëm, mbase shkaktari është grupi juaj i gjakut.

Nutricionistja Seema Khanna, për TOI ka shpjeguar se si personat të cilët kanë grupin e gjakut AB + apo AB –, kanë vështirësi në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar.

Po cila është arsyeja?

Personat me grupet e sipërpërmendura vështirë i ndryshojnë shprehitë e tyre ushqyese. Ata me grupet e gjakut O + dhe B +, më lehtë do të lirohen nga shtresat e padëshirueshme yndyrore.

Njerëzit me grupin e gjakut B + kanë vlerë më të lartë bazale metabolike (BMR), prandaj vështirë shtojnë peshë, shpjegon dr. Seema.

Nëse jeni person me grupin e gjakut A, atëherë do të thotë që ose jeni të prirë të shtoni peshë ose jo, varet nga gjenetika juaj.

Natyropati Peter J. D’Adamo ka krijuar dietën për çdo grup gjaku dhe thekson se artikujt të cilët i konsumojmë reagojnë bashkë me gjakun tonë, andaj ushqimi i ideuar në harmoni me grupet e gjakut është zgjedhje e shkëlqyeshme për ta nxitur përshpejtimin e tretjes, thekson ai. Veç kësaj, në atë mënyrë mund të pengoni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat ju rrezikojnë, shpjegon Peter dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të ushqimit për çdo grup gjaku të cilin e keni, lehtë mund të arrini peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.