Show Biz

Njerëzit kundër Lady Gaga-s dhe babait të saj: Paguani punëtorët

Të gjithë kundër Lady Gaga-s dhe babait të saj.

Në SHBA, si në të gjitha vendet e prekura nga Covid-19, shumë biznese po mbyllen dhe njerëzit po humbasin punën ose rrezikojnë të mos marrin pagën. Një nga bizneset që u mbyll është restoranti Joannes’ Trattoria në Nju Jork, që është në pronësi të babait të Lady Gaga-s, Joe Germanotta

Si shumë biznese të tjera, Joe iu drejtua njerëzve që ta ndihmojnë për të paguar punonjësit e tij transmeton lapsi.Në GoFundMe ai synoi të mblidhte 50,000 dollarë. “Jam duke bërë të pamundurën, por u desh ta mbyllja Joanne për këtë muaj. Stafi ynë ka nevojë për ndihmë finaciare, kështu që çdo ndihmë për ne vlen,” shkroi ai në një postim në Twitter (via Cosmopolitan), tashmë të fshirë.

Njerëzit në Twitter fillimisht kritikuan të atin e Lady Gaga-s, që nuk iu drejtua të bijës, por edhe këngëtaren.

“Lady Gaga, paguaj stafin e babait. Është e neveritshme që u desh të kërkonte ndihmën e të tjerëve,” shkruan dikush. “Jam e shokuar pasi Joe Germanotta po kërkon ndihmë financiare, ndërkohë që vajza e tij ka pasuri prej 300 milionë dollarë,” shton një tjetër. “Joe: Mund të më ndihmosh me kostot financiare? Lady Gaga: Babi, jam shumë e zënë duke qëndruar në vaskë,” ironizon një tjetër.

Image