OPINION

Njëherë shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë e pastaj lapidarin e Natasha Kandiqit o Adriatik

Shkruan: Ilir MUHARrEMI
Sa ide e mjerë është ajo e Adriatik Kelmendit për ngritjen e një lapidari në Prishtinë të Natasha Kandiqit. Askush nuk thotë ngritjen e një shtatore në qendër të Prishtinës të heroit tonë të madh Adem Jasharit i cili sakrifikoi familjen dhe veten për të marrë frymë lirshëm gjithë ne.

Kandiq vetëm po e shpreh një realitet të cilin duhet çdo serb ta shprehë dhe t’i pranoj krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë mbi popullsinë civile shqiptare.

Ka shumë dëshmorë në Kosovë të rënë në luftë dhe askush nuk ju ka ngritë lapidar. Njëherë t’i rregullojmë problemet brenda e pastaj le të vije në radhë Kandiqi.

Ajo po punon për një realitet tashmë të njohur dhe është kontribuuese e madhe.

As Adriatiku e askush nuk mund të bëj një propozim të tillë, këso propozimesh mund t’i bëjnë vetëm në oborre të veta.