Bota

Një zyrtar i OBSh-së bën thirrje për kujdes pas lehtësimit të masave

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se krahas lehtësimit të masave të izolimit, duhet shtuar kujdesin nga një përhapje e re e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Koronavirusi nuk ka ikur”, i tha BBC-së, David Nabarro, zyrtari kryesor i OBSh-së për sëmundjen COVID-19.

Ai tha se njerëzit do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancën fizike aq sa munden, dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren.

OBSH-ja disa herë ka paralajmëruar vendet që të kenë kujdes me lehtësimin e masave, pasi mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të epidemisë.

Në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 5.8 milionë raste të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 359,791.