Kuriozitet

Një zog “ekzotik” i gjetur në skaj të autostradës ishte një pulëbardhë e mbuluar me këri

Një zog me ngjyrë portokalli është shpëtuar nga spitali i kafshëve të egra pasi njerëzit e kanë parë atë në skaj të autostradës.

Ishte e paqartë se çfarë nuk shkonte me këtë zog dhe ekipi i shpëtimit të kafshëve nuk ishte i sigurt se me çfarë shpendi ka të bëjë.

“Kjo është një nga rrethanat më të çuditshme që kemi parë deri tani!”, ka shkruar Spitali Tiggywinkles Wildlife në një postim në Facebook, ku zogu është dërguar për trajtim, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Sipas spitalit në Buckinghamshire, Britani të Madhe, zogu disi e kishte futur veten në pluhurin këri ose shafran indian, gjë që e pengonte të fluturonte si duhet.

Vinny, i emëruar nga punonjësit veterinar sipas pluhurit këri Vindaloo, ishte i mbuluar me “erën e athët” por ishte edhe i shëndetshëm, tha spitali.

E tëra çfarë duhej ishte një dush. Ekipi i shpëtimit në fund arriti ta largonte pluhurin këri nga kjo pulëbardhë.

Tani që është pastruar tërësisht dhe i është kthyer pamja e tij natyrale, Vinny së shpejti do të jetë gati të fluturojë pa pengesë, por shpresojmë jo më në pluhurin këri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.