Pa kategori

Një volejbolliste kosovare, e prekur me koronavirus

Pas infektimit të futbollistit të Dritës, Izair Eminit, me virusin Covid-19, tani raportohet se edhe një vollejbollistë është infektuar me këtë virus.

Futbollisti Izair Emini u bë sportisti i parë i prekur me koronavirus në Kosovë, pikërisht pasi u vendos të rinisin seancat stërvitore.

Burime të Gazetës Sinjali tani bëjnë të ditur se edhe një volejbolliste që luan në Superligën e Kosovës është e prekur me COVID-19.

Kjo e dërgon në dy numrin e sportistëve në Kosovë që janë të prekur me këtë virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.