Kosova

Një veturë rrokulliset në Pejë

Një veturë është rrokullisur në fshatin Rashiq të Pejës.

Përveç dëmeve material, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit, dhe është në pritje të një përgjigje.

Policia e Kosovës, më herët u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes pasi që rrugët mund të jenë më ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezent në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhej në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.