Kombëtare

Një vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dyshimtë vdekjeje ka ndodhur në Komunën e Mitrovicës – përcjell Kosova.info

Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjete pa shenja jete për të cilin rast ka njoftuar vëllai i viktimës dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë me 14 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut me të cilën armë dyshohet se viktima kishte bërë vetëvrasje” – thuhet ndër të tjera në raport.

Trupi i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483