Kosova.info

“Një vajzë 5 vjeçare, në mesin e atyre që u përdhunuan nga ushtarët rusë në Ukrainë”

Zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës ka pohuar se ushtarët rusë përdhunuan një vajzë 5-vjeçare dhe një grua ukrainase 76-vjeçare.

Yulia Svyrydenko tha për Sky News se ka dëgjuar rrëfime të ndryshme të vajzave dhe grave ukrainase që kanë qenë subjekt i dhunës seksuale gjatë luftës.

Ndërsa kur u pyet se si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë, zonja Svyrydenko tha: “Është e tmerrshme”.

“Ne kemi dëgjuar histori të grave dhe fëmijëve që u përdhunuan. Më i vogli ishte një vajzë pesëvjeçare dhe gruaja më e madhe ishte 76 vjeçe. Dhe këto janë histori të tmerrshme dhe bota duhet të dijë për to dhe duhet të përgjigjet”, , përcjell Telegrafi.

“Unë jam këtu për të theksuar domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të vazhduar të na furnizojë me armë që ne ta përfundojmë këtë luftë me fitore”.

“Njerëzit tanë po vuajnë shumë, gratë dhe fëmijët. E gjithë bota po përgatitet për Krishtlindje dhe Ukraina po përgatitet për më shumë granatime dhe raketa në rrjetin tonë elektrik”.

Komentet e saj vijnë një ditë pasi zonja e parë Olena Zelenska akuzoi forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në vendin e saj.

Ajo gjithashtu pretendoi se gratë e ushtarakëve rusë i inkurajuan ata të përdhunonin gratë

Më të fundit

escort mersin - izmir escort