Bota

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet me një magnitudë 5.0 goditi detin Mesdhe, në brigjet e Turqisë perëndimore të enjten, sipas Autoritetit të vendit për Menaxhimin e fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi në një thellësi prej 6 kilometrash (3.7 milje) në 7:44 të mëngjesit në orën lokalelarg ishullit të Rodos së Greqisë dhe 57 kilometra larg provincës jugperëndimor Mu?la të Turqisë.

Tërmeti u ndje në disa rrethe të Mu?la dhe në provincat fqinje.

Guvernatori i Mu?la, Esengül Civelek tha se nuk raportohet për dëme materiale, apo ndonjë të lënduar.

Javën e kaluar, qyteti më i populluar i Turqisë, Stambolli, u trondit nga një tërmet me madhësi 5.8, duke shkaktuar tetë lëndime dhe panik të çastit në të gjithë qytetin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483