Një tërmet i fuqishëm godet Kinën, të paktën tetë të vdekur dhe disa të ngujuar nën rrënoja

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi sonte Kinën.

Tërmeti kishte një fuqi shkatërruese prej 6.1 shkallë të Rihterit.

“Të paktën tetë persona humbën jetën, dhe disa tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara”, u tha nga autoritetet kineze.

Tërmeti është ndjerë 36 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Lanzhou.

Epiqendra është regjistruar në 11 kilometra thellësi, u tha nga EMSC.

Go to TOP