Kosova

Një të dyshuar për djegien e xhamisë arreston Policia në Lipjan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për djegien e xhamisë në Magurë të Lipjanit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Sot me datën 21/10/2020 rreth orës 09:05 është pranuar një informatë se xhamia e vjetër në fsh. Magurë është duke u djegur, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit. Veprime hetimore janë ndërmarr nga policia sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent një person i dyshuar ndalohet ne mbajtje për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.