Bota

Një sulm në një maternitet në Kabul, lë të vdekur disa persona, ndër ta edhe dy foshnje të porsalindura

Dy foshnja të porsalindura dhe dymbëdhjetë nëna në maternitet janë vrarë në Kabul të Afganistanit nga shpërthimi i një bombe, që e shkaktuan disa militantë të armatosur.

Të paktën edhe 15 civilë të tjerë mbetën të vrarë, pranë spitalit i cili ndodhet në një lagje të banuar me shiitë, e udhëhiqet nga organizata ndërkombëtare bamirëse “Mjekët pa Kufij”.

Ministria e Brendshme afgane ka thënë se përveç civilëve që janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur. Është bërë e ditur gjithashtu se edhe një nga sulmuesit është vrarë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, transmeton KOHA.

Në këtë zonë janë aktivë talibanët dhe militantët e grupit të Shtetit Islamik. Në këtë spital punojnë kryesisht mjekë të huaj.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, e dënoi sulmin dhe kërkoi nga autoritetet afgane bashkëpunim për të nxjerrë para drejtësisë autorët e krimit.