Bota

Një spiun ia kishte vjedhur të brendshmet al-Baghdadit për t’ia bërë testin e ADN-së

Kurdët sirianë kanë thënë se kishin arritur ta vendosin një spiun në rrethin e ngushtë të liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili i kishte vjedhur një palë të brendshme të këtij personi për ta vërtetuar identitetin e tij dhe më pas i kishte ndihmuar ushtarët amerikanë për ta gjetur vendin ku po fshihej ai.

Forcat Demokratike Siriane thonë se ato e luajtën një rol thelbësor në gjetjen e vendndodhjes së Baghdad-it në pjesën veriore të Sirisë, ku besohet se ai po e planifikonte largimin drejt kufirit afër Turqisë.

“Që nga 15 maji, ne kemi bashkëpunuar me CIA-n për ta gjetur al-Baghdad-in dhe për ta përcjellë atë për së afërmi”, tha një zyrtar i lartë i Forcave Demokratike Siriane. “Njëra nga burimet tona arriti të hynte në shtëpinë ku po fshihej Baghdadi. Ai e ndërronte vendbanimin shumë shpesh. Ai po planifikonte të vendosej në Serablus.

Ky zyrtar vazhdoi: “Burimi ynë na i solli të brendshmet e tij për ta kryer testin e AND-së dhe për t’u siguruar se personi në fjalë është vetë al-Baghdadi.”

Në anën tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, i mori meritat për kapjen e tij, ndonëse Forcat Demokratike Siriane thanë se tërheqja e trupave amerikane nga veriu i Sirisë vetëm ndikoi në shtyrjen e operacionit për kapjen e liderit të ISIS-it, shkruan “The Guardian”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.