Bota

Një spital si “Shtëpia e Bardhë”: Klinika marramendëse ku po kurohet presidenti Trump

Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e djeshme është konfirmuar pozitiv ndaj COVID-19

Ai ka dhënë menjëherë lajmin për popullin e tij dhe është nisur drejt “Walter Reed National Medical Center”, pasi ka patur disa komplikacione.

Në këtë klinikë Trump është në dorën e 8 mijë mjekëve më të mirë të vendit.

Ajo që ka habitur të gjithë përveç faktit që ai ka një trajtim special është suita mjekësore ky ai po qëndron.

“Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit,“- ka shkruar admirali Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i të dy presidentëve George Bush dhe Bill Clinton dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Walter Reed është figura e kujdesit ushtarak të ShBA-së, 7,100 anëtarët e stafit të saj janë shpërndarë në 100 klinika. Për shkak se iu ka shërbyer udhëheqësve të kombit, spitali është i pajisur me një krah të dedikuar për vizitorët nga zyrat më të larta si presidenti dhe zëvendës presidenti, të cilë zakonisht marrin shërbim në Njësinë e Vlerësimit dhe Trajtimit Mjekësor (METU). METU është e sigurt, private dhe e ndarë nga pavijonet e tjera të spitalit.

Sipas fotove të publikura, nga brenda shfaqet një dhomë ngrënie që ndriçohet nga një llambadar kristali dhe një tavolinë disa hapa nga shtrati i spitalit. Ndërsa, njëra nga dhomat është e zbukuruar dhe ka divan për pritje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë për t’i siguruar presidenti Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale.

Gjithashtu, Walter Reed ka 165 ‘Smart Suites’ të pajisura me ‘pajisje komunikimi dykahëshe, aftësi audiovizive dhe wireless si dhe argëtim pranë shtratit, të gjitha këto mund të kontrollohen përmes një tastiere të lëvizshme të montuar në mur.

Ronald Reagan ishte presidenti i fundit që u shtrua në spital si i sëmurë, pasi u plagos rëndë në 30 Mars 1981 jashtë hotelit Washington Hilton në një atentat në tentativë.

Reagan u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar George Washington, i cili ishte pak më shumë se një milje larg dhe ishte kontrolluar në mënyrë rutinore nga Shërbimi Sekret si një vend i mundshëm i trajtimit urgjent për presidentin.

Më pas ai u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed.

Mjafton të shihni fotografitë me poshtë dhe do ta kuptoni dhe ju:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.