Kombëtare

Një shtetas zviceran gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth pasdites, në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë – shkruan Kosova.info

Është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raportin e policisë./Kosova.info/