Bota

Një shtet i Evropës radhitet krah Rusisë kundër Ukrainës

Diktatori bjellorus, Aleksandr Lukashenko ka akuzuar udhëheqjen ukrainase se është e çrregullt dhe ka theksuar nevojën për mbrojtjen e kufirit të gjatë të Bjellorusisë me Ukrainën.

“Kufiri i Bjellorusisë me Ukrainën duhet të mbrohet në mënyrë të besueshme”, deklaroi ai në takimin ku po diskutohej për përpjekjet për të forcuar sigurinë ushtarake të Bjellorusisë.

“Na dhemb të shikojmë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Udhëheqja e saj aktuale politike, duke qenë nën kontrollin e jashtëm, ndonjëherë sillet në mënyrë të paparashikueshme dhe irracionale. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për këtë paparashikueshmëri dhe irracionalitet dhe, zoti na ruajt, veprime ushtarake. Bjellorusia dhe Ukraina kanë pothuajse 1500 km kufi të përbashkët, që është goxha i gjatë”, shtoi ai.

Këtë javë, sipas mediave bjelloruse, ruse dhe atyre ndërkombëtare, forca ushtarake dhe armët ruse kanë arritur në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta.

“Presidenti rus dhe unë ramë dakord në dhjetor të vitit të kaluar që të zhvillojmë stërvitje të menjëhershme në kufirin perëndimor të Rusisë dhe kufirin jugor të Bjellorusisë. Sot ne shohim nevojën për të mbajtur stërvitje në shkallë të plotë në rajonet perëndimore dhe jugore”, tha Lukashenko.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort