Kombëtare

Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë.

KEDS-i njofton se me kërkesë të KOSTT-it është bërë ndalja e transformatorit 1 të nënstacionit Prishtina 1 për një orë.

“Ndalesa si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT-it është bërë nga ora 11 e 30 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 12 e 30”, thotë KEDS-i.

Kjo përfshinë rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës perëndimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjes Arbëria, zona industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veternikut.