Kombëtare

Një person theret në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarve

Një person është therur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje pasditen e së enjtes në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës që ka konfirmuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për Koha.net se njësitet e stacionit policor Qendra kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe janë në kërkim të tyre.