Kosova

Një person i prekur me COVID-19 ndërron jetë në Vushtrri

Drejtori komunal i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë një pacient i prekur me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë.

Meholli ka thënë se aktualisht në Komunën e Vushtrris janë 243 raste aktive me COVID-19.

“Jemi pranë Qendrës Mjekësore Familjare  në Vushtrri ku funksionon shërbimi i emergjencës. Nga ora 19:00 e deri në këto çaste kur po flasim tani, kanë kërkuar shërbim 20 pacientë; ndërsa kanë marrë trajtim në shtëpi 5 pacientë të tjerë”, tha Meholli për Klan Kosova.

“Jo të gjithë janë me COVID-19. Shumica kanë qenë të specifikave të tjera të problemeve shëndetësore”.

I pyetur se raste aktive janë aktualisht në Komunën e Vushtrrisë, Meholli ka thënë se janë 243 raste aktive.

“Aktualisht kemi 243 raste aktive në komunën tonë dhe kemi 15 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”. “Sot para disa orëve kemi pasur edhe një pacient që ka ndërruar jetë – i prekur me COVID-19. Ngushëllime familjes Selaci që kanë humbur më të dashurin e tyre”, tha Meholli.