Kosova

Një person gjuan me armë në drejtim të tre personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan kosova.info.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj K-Shqiptarë.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.