Rajoni

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 55 vjeçari me inicialet B.R gjatë ditës së djeshme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në komunën e Gazi Babës.

Sipas policisë, rasti është paraqitur dje rreth orës 9:50, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mjeku është konstatuar vdekja, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është çuar në autopsi.