Kosova

Një person është zhdukur në Prizren

Një person është larguar nga shtëpia e tij dhe ende nuk është kthyer më. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në rrugën “Fahredin Hoti”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, rastin në polici e ka raportuar bashkëshortja e tij. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.