Kombëtare

Një person bie nga ndërtesa 40 katesh në Prishtinë, vdes në vend

Sot një person ka rënë nga një ndërtesë 40 katesh në Prishtinë.

Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, duke mos bërë të ditura detaje shtesë.

Flora Ahmeti nga policia e Kosovës për lajmi.net ka treguar se për rastin janë njoftuar të gjitha organet kompetente.

Ende nuk dihen motivet dhe arsyet e këtij rasti.