Kombëtare

Një nga viktimat në Elbasan nga Kolumbia

Pas ngjarjes së sotme në Elbasan, detajet pasojnë njëra-tjetrën. Ndër tre personat e vdekur,është një person i huaj, nga Kolumbia.

Mëoshet se një prej viktimave me iniciale E. K., është me precedentë të mëparshëm penal. Mësohet nga të dhënat paraprake, se E. K., është me origjinë nga Kolumbia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.

Paraprakisht mësohet se ka ndodhur një konflikt midis dy bandave kriminale në qytet.

Mësohet se personat ndaj të cilëve është bërë atentat, dhe ku udhëtonin tre personat, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë më targa italiane, i cili pas sulmit, ka humbur drejtimin.

Në ngjarjen e sotme që  ka ndodhur në lagjen “Katundi i Ri”, rreth orës 21.15.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.