Një modele goditet për vdekje nga treni derisa po realizonte një fotosesion

Një modele 30-vjeçare ka vdekur në vend pasi u godit nga një tren.

Cinthya Nayeli Higareda Bermejo ka qenë duke pozuar për një fotosesion në momentin që u godit nga treni.

Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj, por përfundoi duke qëndruar shumë afër binarëve.

Ajo vdiq në çast.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore, por mjekët konfirmuan vdekjen e Bermejo.

Trupi i saj u hoq nga shinat për t’iu nënshtruar autopsisë përpara se t’i dorëzohej familjes së saj për varrim.

Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në fotosesion.

Prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz tha: “Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje”.

“Forca me sa duket arriti t’i tërheqë rrobat e saj dhe kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjen”.

Hetimi për vdekjen e modeles venezueliane është në vazhdim.

Go to TOP