Life Style

Një model në moshën 50 vjeçare, njihuni me Pip(FOTO)

PurplePort është një portofol i lirë online dhe rrjet social për modele, fotografë, dhe shumë më tepër krijime.

Një nga modelet e ‘Pip Gentlemani’ është edhe më interesant në këtë rrjet social pasi ky artist ka krijuar imazhe fantastike nga imagjinata dhe njëkohësisht ka modeluar një pamje të vetes së tij shumë interesante dhe të papërsëritshme.

Në një intervistë të realizuar me të ai ka folur më shumë për veten për karrierën e tij të cilën e ka filluar në moshë të vonë:

‘Quhem Pip dhe jam mësues në Huddersfield, kam modeluar për 4 vjet dhe kam filluar pak para ditëlindjes sime të 50 këtë karrierë. Nuk kam pasur ndonjë plan apo dëshirë të bëhem model veçanërisht në moshën time.

Unë u kontaktova nga dy studentë të modës universitare nga Huddersfield të cilët po bënin projektin e tyre të vitit të kaluar duke krijuar një revistë që kishte për qëllim një zotëri të moshës së mesme, i cili të ishte në modë. U takuam dhe ramë dakord të bashkëpunojmë.

Unë kam qenë gjithnjë i relaksuar në lidhje me të dhe pasi nuk janë të ardhurat e mia kryesore unë nuk shqetësohem për këtë punë. Unë e shoh atë si një mundësi që të argëtohem, por ndër të tjera përse jo edhe për disa para shtesë’.