Kombëtare

Një mik në karantinë – Albert Baca rrëfen se si ndihmoi të izoluarit në një hotel në Itali

Se dashuria triumfon ndaj së keqes, në formën e një shpëtimi hyjnor dhe force që e bën jetën të vlefshme, më së miri rrëfen Gabriel Garcia Marquez në romanin “Dashuria në kohërat e kolerës” të botuar më 1985.

Rrëfimet për dashurinë si triumf janë rikthyer në vëmendje në kohën e pandemisë që po e kapërthen botën. Të shumta janë historitë e heronjve të karantinës që kanë zënë vend në kryetituj, si shembuj të mirë që duhen ndjekur dhe thirrje për solidaritet e dashuri në kohë të vështira.

“Dy javë në karantinë. Një periudhë ankthi, tensioni, por edhe gëzimi. E pranoj, kohë sfiduese. Gjatë këtyre dy javëve, asnjëherë nuk e humba entuziazmin, as krenarinë, as dëshirën për t’i ndihmuar njerëzit që kishin nevojë për gjithçka: barna, ushqim, por mbi të gjitha përkrahje”.

Kësisoj nis rrëfimi i Albert Bacës, 25-vjeçarit durrsak, që u bë hero në Itali duke ndihmuar të moshuarit e izoluar në një hotel në Alassio. Është kjo historia e një të riu, i cili nga kamarier, u bë ndihmës për të prekurit me koronavirusin. Dhe mbi të gjitha, një mik në karantinë.

Dy javë në hotelin e izoluar

Baca i bëri për vete italianët, duke u dëshmuar mik i mirë në ditë të vështira. Kur hoteli “Bel Sit” u kthye në karantinë, ai për dy javë me radhë ndihmoi dhe u shërbeu të moshuarve që rezultuan pozitivë me koronavirus…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.