Kombëtare

Një lipjanas i ka plagosur me armë zjarri dy persona

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, motivi i këtij akti, ende nuk është zbuluar – shkruan Kosova.info

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Lipjan.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarri dy persona meshkuj kosovar, nuk dihet ende motivi i rastit. Të lënduarit janë

dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu është konfiskuar arma model TP9SF Elite cal.9mm. Janë intervistuar edhe te lënduar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e policisë./Kosova.info/

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483