Kosova

Një kosovare mërzitet pse u vra gjenerali iranian, del kundër Haradinajt e Pacollit

Kosovarja Ikballe Huduti-Berisha, që ka lidhje me Iranin, ka dalë kundër udhëheqësve të Shtetit të Kosovës që përkrahen vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit ka thënë se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë.

Postimi i plotë:

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminalë ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Ikballe Berisha Huduti

Ti shkove ne perqafim Imam Husejnit sepse vajte ne token e tij te Qerbelas dhe tani per ty po ndriqohet nata me mija qirinje te dhezur per shqpirtin dhe qenesin e njeriut madheshtor Gjeneralit Sulejman. Te mi besh selam Ehli Bejtit se bota eshte me te drejtit dhe se drejtesia eshte shume afer te manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetem pak durim o popull i shtypur musliman kudo qe jeni ane e mbane.

Fotografia e Ikballe Berisha Huduti
Fotografia e Ikballe Berisha Huduti
Fotografia e Ikballe Berisha Huduti
Fotografia e Ikballe Berisha Huduti
Fotografia e Ikballe Berisha Huduti

Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, ka shkruar ajo.

Populli Irakian doli ne rruget e Irakut menjehere pas krimit amerikan, per te denuar ashper padrejtesine qe iu bë dy figurave eminente ne Irak e Iran dy gjeneralve te tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi.

Gepostet von Ikballe Berisha Huduti am Samstag, 4. Januar 2020


Express ka shkruar në shkurt të vitit 2015, një tekst të gjatë, me fakte se si drejtoresha e Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri”, punon për Iranin dhe rekruton njerëz kundër Amerikës.

Sidoqoftë, gruaja nga Prizreni ka thënë se Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli s’mund t’ia heqin fajin Amerikës që “mbyti një krijesë humane në Iran”.

Ajo rekomandon që problemet e tilla mes shtetesh të zgjidhen me negociata e “jo pa etikë siç bëjnë shtetet imperialiste gjakpirëse”

“E kam parasysh se liria e te shprehurit ndonjehere ju kushton me pozita e me , por “fajsia” e dikujt nuk çfajsohet me mbytjen kriminale te nje krijese humane si Gjeneral Sulejmani, por duhet zgjidhur problemet me negociata kjo eshte etike njerezore qe nuk njeh imperializmi gjakpirës”, ka shkruar ajo.

Express, shkroi para katër vitesh se Huduti-Berisha, e njohur edhe si “Hoxhanesha Ikballe”, themeloi dhe e kishte me qira në pronën e saj një fondacion fetar islamik që për autoritet shtetërore kosovare i përket rrymës “shiite”, dhe për këto autoritet, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë e këtij sekti.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine. Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban.

Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani. 

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani.