SPORT

Një klub i futbollit nga Kosova, ka qenë i kapluar nga kriza, kërkon ndihmë për t’u rikthyer sërish në skenë

Futbolli në Kosovë po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Kurse, klubi i cili nuk ushtron asnjë aktivitet sportiv, KF Minatori nga Kishnica është duke marrë iniciativë që të rifillojë aktivitetin sportiv, në këtë rast klubin e futbollit.

KF Minatori për shkak që nuk mundi t’i përballojë krizës financiare kishte pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

Tashmë, grupi organizativ po shpreson në ndihmën e të gjithëve për ta kthyer frymën e futbollit që viteve të fundit i ka munguar Kishnicës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Duke pasur parasysh që Klubi i Futbollit ‘Minatori’ nga Kishnica ka një kohë të gjatë që nuk ushtron aktivitet sportiv, pasi që, atë botë, pra kohën kur klubi nuk mundi ta përballoj krizën financiare, e që më pas si pasoj e kësaj u pezullua i tërë aktiviteti i bërë me shumë mund nga gjenerata të ndryshme.

Për këtë arsye, duke e parë që vendit tonë i mungon klubi, kemi marrë iniciativën që ta rifillojmë aktivitetin sportiv, në këtë rast Klubin e Futbollit, ‘Minatori’. Kishnica, por edhe fshatrat përreth gjithmonë janë njohur për numrin e madh të talentëve të futbollit, e që edhe sot e kësaj dite performojnë me shumë sukses në Ligat në Kosovë, madje edhe jashtë Kosovës.

Ne grupi organizativ shpresojmë që me ndihmën e gjithë juve, pa dallim që kanë kontribouar në çdo aspekt, sërish ta kthejmë frymën e futbollit që viteve të fundit e kemi humbur paksa. Presim që kjo iniciativë të gjej mbështjetje tek ju, dhe që klubi jonë sikur edhe viteve kur ka ekzistuar do të ofroj kulturë të lartë sportive, talent të rinj dhe gjithashtu edhe rezultate të mira.

Presim nga të gjithë rekomandime e sugjerime që organizimi të merr përmasa të nivelit të kënaqshëm!

Me nderime,

Organizarët e kësaj iniciative.

Të nderuar sportdashës, Duke pasur parasysh që Klubi i Futbollit 'Minatori' nga Kishnica ka një kohë të gjatë që nuk…

Gepostet von K.F. Minatori am Samstag, 2. Mai 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.