KULTURË

Një jetë me dy tela të çiftelisë

Për çdo festë, ai bëhet gati dhe vishet me elemente kombëtare.

Fatmir Makolli i ka disa çifteli me të cilat interpreton melodi burimore shqiptare, por njëra prej këtyre instrumenteve është më e veçantë.

Para se të nisë lojën, i duhet goxha kohë për ta akorduar instrumentin.

Qëkur e filloi më me përkushtim lojën me çifteli, ka interpretuar në skena të ndryshme, por edhe nëpër oda.

Por kur shkoi në Shqipëri, para se ta nisë lojën, kujton se e puthi tokën shqiptare.

Ndue Shyti gjithmonë ka qenë inspirim për Makollin dhe lidhjen e tij me çiftelinë.

Lojën me çifteli e përshkruan si ushqim të shpirtit, e kohën e pandemisë thotë e ka kaluar më së shumti duke nxjerrë melodi të reja.

Një ndjesi të veçantë e përjeton për çdo 28 nëntor, pasi që në këtë datë, edhe në kohë shumë të vështira, gjithmonë u këndohet heronjve që vunë themelet e shtetit shqiptar.

Makolli thotë se sot është për keqardhje që në koncertet festive të Pavarësisë së Kosovës nuk luhet me çifteli.

Fatmir Makolli do të vazhdojë të bashkëjetojë me dy telat e çiftelisë.