Kombëtare

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prizren-Gjakovë

Si pasojë e një aksidenti në rrugën e njohur si Prizren-Gjakovë ka humbur jetën një person.

Këtë rast e ka konfirmuar për Indeksonlin Drejtori rajonal për policinë e Gjakovës, Ahmet Hasi.

“Aksidenti është në rrugën Prizren-Gjakovë, afër fshatit Celinë në vendin e ngjarjes është një person i vdekur, kurse katër të tjerë janë dërguar në Spitalin Regjional në Gjakovë”, ka thënë ai.

Tutje i njëjti shtoi se dy nga katër të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483