Kombëtare

Një i mitur në Paldenicë të Hanit të Elezit që u sulmua nga një ujk, rrëfen se si shpëtoi

Në mbrëmje, teksa po kthehej në shtëpi, u sulmua nga një ujk.

Edon Thaçi që jeton në fshatin Paldanicë të Hanit të Elezit, tregon se si në afërsi të qytetit u sulmua nga ujku, raporton KTV.

Gjendja e 17-vjeçarit është e mirë. Për më tepër, ai tregon se në fshatin ku ai jeton ka pasur edhe sulme të tjera nga ujqit.

Banorët e Paldenicës po kërkojnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.

Për këtë problem, nga Komuna e Hanit të Elezit thonë që nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Por, kanë apeluar te banorët e Paldenicës që të kenë kujdes gjatë natës.

Mirëpo, për këtë fshat, ujqit nuk janë i vetmi problem.

Në Paldenicë të Hanit të Elezit, edhe ariu po shkakton dëme të konsiderueshme.

Ymer Lenjanit, ariu ia ka shkatërruar të gjitha kosheret e bletëve.

Mirëpo, ai thotë që ende nuk ka marrë kompensim për shkak që Komuna e Ministria e Bujqësisë i kanë thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Ndërkohë, një muaj më parë, në Dimcë të Hanit të Elezit, një fëmijë pesëvjeçar ishte sulmuar po ashtu nga ujku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.