Kombëtare

Një i burgosur dështon të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.Sh. ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.

I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit.

H. Sh , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin  e institucioneve korrektuese me veprime të tilla. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483