Një i burgosur arratiset nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth ores 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë dhe ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë  për veprën penale, vjedhje.

„Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit“, thuhet në njoftim.

Go to TOP