Kosova

Një grua tenton të hidhet nga Ura e Ibrit, Policia e shpëton atë

Një grua e moshës afro 40 vjeçare ka tentuar mbrëmë që të bëjë vetëvrasje duke kërcyer nga ura e Ibrit, por ishin pikërisht pjesëtarë te Policisë që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta ndalojnë këtë veprim.

Ndryshe sipas informacioneve të para thuhet se gruaja në fjalë i takon komunitetit  serb dhe e njëjta pasi tentoi ta vriste veten është shoqëruar për në stacion policor.

Tashmë në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga momenti kur policia arrin ta shpëtojë gruan.