Love & Sex

Një femër e fortë nuk e lutë askënd, ajo largohet në momentin që ndihet e padëshiruar

A jeni të kënaqur me jetën romantike? A e keni dikë në jetën tuaj? Ky aspekt i jetës mund jetë ankthi më i keq në jetë nëse e bëni zgjedhjen e gabuar.

Të gjithë e njohim dikë që e ka takuar një person të mirë. Çdo gjë ka shkuar në rregull derisa maskat janë hequr.

Disa meshkuj i joshin femrat në lidhje dhe pastaj zhduken kur e shohin se e kanë arritur atë çfarë kanë dashur. Po pra, disa meshkuj zhduken menjëherë pasi që e shohin se e kanë bërë një femër të dashurohet në ta.

Femrat nuk e dinë as çfarë ka ndodhur. Ato vazhdojnë ta pyesin veten se çfarë kanë gabuar.

Shumica e këtyre femrave shpresojnë ta shohin partnerin para derës së tyre, të gatshëm për të kërkuar falje. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh. Femrat pastaj pikëllohen e madje edhe mund të bien në depresion.

Nëse keni qenë në një pozitë të tillë, a e keni ndjerë nevojën për të shkuar te shtëpia e tij dhe për t’i bërtitur në fytyrë? Çfarë ka qenë duke menduar kur është ndarë nga ju?

Nëse mendoni se duke e lutur atë do ta ktheni, ju lutem ndaluni!

Ai nuk do të kthehet dhe ju vetëm do ta turpëroni veten. Mesazhet dhe thirrjet telefonike do t’ju bëjnë të dukeni e çmendur pavarësisht faktit se keni mbetur pa ndonjë shpjegon.

Mësoni t’i shihni më mirë gjërat. T’i vëreni më herët simptomat. Largohuni në momentin e parë që ndiheni e pavlerësuar. Kjo do t’ju kursejë shumë energji dhe pozitivet.

Ndaloni së shpenzuari kohën për njerëzit që nuk ju pëlqeni. Ndaloni së thirruri dikë që nuk ju respekton.

Ju e meritoni të gjithë respektin dhe dashurinë e kësaj bote, dhe nuk keni nevojë për një person të papjekur i cili ju fajëson për çdo gjë.

Së pari dashurojeni vetveten dhe pastaj të gjithë tjerët do t’ju dashurojnë.

Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar me dikë që nuk i pëlqeni. Kaq e thjeshtë është.

Gjejeni dikë që ju respekton dhe e flet gjuhën tuaj. Ju nuk keni nevojë ta shpjegoni veten tërë kohën. Shpirti binjak është shoku i ngushtë që asnjëherë nuk largohet. Mbajeni mend këtë!