SPORT

Një dron fluturon mbi lojtarët e Bayernit

Bayern Munichu i është frikësuar një droni që ka fluturuar mbi ta në seancën stërvitore kur po jepeshin udhëzimet dhe sekretet në minutën e fundit të seancës stërvitore para duelit të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Rreth orës 12:15 të premten, kampioni gjerman ishte duke i përgatitur detajet e fundit para duelit kthyes në Champions në “Allianz Arena” kundër Chelseat, kur droni fluturoi mbi kokat e tyre në qendrën stërvitore.

Lojtarët dhe trajnerët i ndalën stërvitjet dhe policia u thirr për të hetuar kush e kontrolloi dronin, me dyshimin se mund të jetë një lloj spiunazhi pasi është ilegale të bëhet një gjë e tillë në pronë private.

Policia zbuloi se katër adoleshentë dhe një fëmijë ishin prapa dronit, ndërsa gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se pamjet kanë qenë jo të dëmshme.

Zyrtarët policorë janë kujdesur që ato pamje të fshihen, kurse adoleshentët i kanë thënë policisë se vetëm kanë dashur t’i tregojnë fëmijës si duket qendra stërvitore e Bayernit.

Në po të njëjtën mënyrë, Marcelo Bielsa ka marrë informata te skuadra e Derby Countyt, transmeton KOHA. 

Bayerni në duelin kundër Chelseat do të jetë pa Kingsley Comanin i cili mungoi në stërvitjen e fundit, derisa pritet të zëvendësohet nga Perishiq apo Coutinho.

Me mungesa të shumta do të paraqitet edhe skuadra e Chelseat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.