Kosova

Një aksident i tmerrshëm me të lënduar ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti. Ahmeti theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.