Kombëtare

Një 82-vjeçare në Shqipëri humb jetën si pasojë e coronavirusit

Një tjetër person ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e coronavirusit, duke e çuar në 12 numrin e viktimave nga kjo pandemi.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv pacientja 82 vjeçare L. M. nga Tirana e konfirmuar me Covid-19.

E moshuara po trajtohej prej pesë ditësh në Spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82 vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.

82 vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese – Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) – është viktima e 12-të e Covid-19 në Shqipëri. /A2 CNN/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.